Facebook përballet me humbje financiare
New York, 28 korrik - Facebook, rrjeti social më popullor në botë, thotë se pësoi humbje financiare gjatë tremujorit të dytë të vitit, megjithëse të ardhurat ishin më të larta nga sa pritej.
Në raportin e parë të të ardhurave që kur filloi të përfshihej në bursë, kompania publikoi humbje prej 157 miliardë dollarë dhe 1 presje 18 miliardë dollarë të ardhura.
Kompania ia atribuon humbjet kompensimit të investitorëve pas problemeve teknike gjatë daljes në treg.
Aksionet e Facebookut kanë rënë gati 30% që kur filluan të ofrohen në treg, kryesisht nga shqetësimet e investitorëve në se kompania mund të gjenerojë të ardhura nga reklamat.