Facebook paralajmëron diçka revolucionare për javën e ardhshme
New York, 1 korrik - Rrjeti më i njohur social i internetit Facebook për javën e ardhshme paralajmëroi një befasi apo të ashtuquajtur diçka revolucionare që do ta prezantojë dhe do ta kenë në dispozicion shfrytëzuesit e saj.
Kjo u paralajmërua nga pronari i Facebook, Mark Cukerberg, por ai nuk ka dhënë detaje, duke bërë të ditur se do të ngelet befasi.
Mediat bëjnë të ditur se bëhet fjalë për aplikacione të reja për telefonat celular apo për tabletët. Cukerberg ka theksuar se në këto risi të reja kanë punuar stafe të mëdha të kompanisë. Sipas të dhënave më të fundit, Facebook ka mbi 500 milion shfrytëzues në tërë botën.