Facebook paguan hakerët që gjejnë gabime
New York, 1 gusht - Facebook do të paguajë hakerët për të gjetur probleme në web faqen e saj, për aq kohë sa i raportojnë skuadrës së sigurisë së Facebook-ut.
Kompania po ndjek shembullin e Google-it dhe Mozilla-s në lançimin e programit Bug Bounty.
Për gabime që lidhen me sigurinë, rrjedhje shkrimesh, atëherë kompania do të paguajë 500$. Nëse ato janë gabime vërtet domethënëse, Facebook do të paguajë më tepër, megjithëse drejtorët ekzekutivë të kompanisë nuk tregojnë shumë.
Facebook do të hedhë në treg një portal hakimi ku kërkuesit mund të regjistrohen për programin dhe për raportimin e gabimeve.
Shumë hakerë i bëjnë publike softueret dhe rrjedhjet në faqe, sepse në këtë mënyrë marrin prestigj.
Të gjesh një gabim në një uebfaqe të përdorur gjerësisht nga njerëzit siç është Facebook-u mund të ndihmojë në rritjen e karrierës së një hakeri dhe mund ta bëjë atë të famshëm.