03 Maj 2024

Facebook ofron mundësi për të dërguar sms falas

New York, 6 gusht - Me ndryshimet e reja tek pjesa e mesazheve, rrjeti social tani ofron edhe mundësinë për të dërguar sms porosi falas.

Problemi i vetëm është se personit që doni ti dërgoni sms porosi duhet të jetë i regjistruar në facebook dhe ta ketë të kycur opcionin me mobil (celular).

Për tu regjistruar, shkoni tek seksioni i mesazheve, ku në pjesën e sipërme do ta shihni butonin “Turn on text messaging”.

Facebook-u do t’ju kërkojë që të dërgoni sms me shkronjën “F” në një numër të caktuar, dhe pastaj shkoni tek ky linku http//www.facebook.com/mobile/.

Kontrolloni telefonin celular, do të duhet t’ju arrijë kodi për verifikim. Atë kod do të duhet ta vendosni tek linku i facebook-ut, dhe ju më do ta keni telefonin e regjistruar tek i cili përdoruesit do të mund t’ju dërgojnë sms porosi falas.

Për të dërguar sms porosi, shkoni tek seksioni për dërgimin e mesazheve, shkruani emrin e shokut të cilit doni ti dërgoni porosi dhe pastaj ikonën e shënon me telefon celular.

Një tjetër tipar të ri që facebook-u ka nxjer është mundësia për hapjen e një e-maili të vecant brenda rrjetit social.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)