Facebook, një video për foto profili
New York, 3 tetor - Facebook do të bëhet edhe më i drejtpërdrejtë dhe më origjinal.
Kompania njoftoi të martën se po testojnë një veçori të re tek rrjeti social. Time shkruan se, Facebook do të lejojë përdoruesit që të ngarkojnë një video 7 sekonda tek fotot e profilit.
Përdoruesit e iPhone në Kaliforni dhe Britani do të jenë të parët që do të kenë mundësi të ngarkojnë video të shkurtra si foto profili. Kjo veçori do të përhapet edhe tek përdoruesit e tjerë në të ardhmen. Facebook do që kjo veçori e re të ndihmojë përdoruesit të shprehin më mirë veten e tyre dhe të jenë më kreativ në sajt.
Facebook po teston gjithashtu fotot e përkohshme të profilit, që ndryshon automatikisht fotot pas një kohe të caktuar.