Facebook nga 30 mars gjithçka do të jetë me Timeline
New York, 1 mars - Duke nisur nga data 30 mars 2012, të gjitha faqet në Facebook do të kenë Timelin-in e tyre.
Jo vetëm faqet (profilet) personale, por dhe faqet e tjera, si ato të ndërmarrjeve ashtu dhe fan page-et do të kenë modulin e ri të Timeline që nga reagimet e përdoruesve nuk parapëlqehet madje shumë kërkojnë që ta zhdukin nga profilet e tyre.
Ka qenë Facebook që e ka paraqitur këtë njoftim duke ua dërguar administratorëve përkatës të faqeve me formulimin e mëtejshëm:
\"Më 30 mars 2012, të gjitha faqet në Facebook do të kenë dizajnin e ri. Kthejeni që tani faqen tuaj për të parë se çfarë ndryshimi do të pësojë së bashku me funksionalitetet e saj\".
Ndryshimi faktikisht konsiston më shumë në aspektin e dizajnit dhe në atë të funksioneve që mbart.
Timeline, duhet thënë se tashmë është pjesë e shumë përdoruesve, ku një ndër ndryshimet kryesore që mbart është, se krahas fotos klasike të profilit është shtuar dhe një fotografi tjetër më e madhe për sfondin e cdo profili dhe fanpage.