23 Dhjetor 2024

Facebook në ndihmë të personave në nevojë për transplant organesh

New York, 3 maj - Rrjeti social i internetit, Facebook, krijoi një element të ri që u jep mundësi përdoruesve në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe të regjistrohen si dhurues organesh dhe të deklarojnë statusin e tyre në faqet personale në Facebook.

Gjiganti i mediave sociale tha se shpreson që shërbim i ri të ndihmojë për të shpëtuar jetë njerëzish.

Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg, prezantoi nismën dje, duke thënë se Facebook-u dhe partnerët e tij dëshirojnë ta bëjnë më të lehtë për njerëzit që të lidhen me faqet e internetit të regjistrave të miratuar të organeve dhe që të regjistrohen si dhurues.

Statusi si dhurues organesh i përdoruesve të Facebook-ut mund të gjendet tek informacioni i tyre biografik, në seksionin e Shëndetësisë dhe Mirëqënies të faqeve të tyre.

Zuckerberg tha se shpreson që njerëzit të shohin premtimet për dhurim të miqve të tyre në Facebook dhe të inkurajohen për t’u regjistruar si ata.

Zoti Zuckerberg tha se frymëzimi për të filluar këtë program për dhurimin e organeve i erdhi prej të dashurës së tij, e cila është duke studiuar mjekësi.

Ai gjithashtu përmendi miqësinë e tij bashkëthemeluesin e kompanisë Apple, Steve Jobs, i cili iu nënshtrua transplantimit të mëlçisë në vitin 2009. Zoti Jobs vdiq vitin e kaluar në moshën 56 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)