Facebook në berzë, vlen 100 miliard dollarë
New York, 30 nëntor - Rrjeti më i madh social në botë Facebook vitin e ardhshëm do të shfaqet në berzë me një çmim fillestar prej 100 miliardë dollarë.
Sipas burimeve të Wall Street udhëheqësit e Facebook-ut po e shqyrtojnë seriozisht mundësinë e shfaqjes në berzë, mesiguri gjatë periudhës midis Prillit dhe Qershorit.
Menaxhmenti i rrjetit më të famshëm social pret që ky veprim do të kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin e Facebook-ut, por do ti rrisë edhe fitimet për 10 miliardë dollarë menjëherë pas shfaqjes në berzë.
Nuk dihet ende se nëpërmjet cilës bankë do të kryhet kjo punë, por për momentin po negociojnë me të gjithë përfaqësuasit e bankave më të mëdhaja dhe po shqyrtohen ofertat më të mira.
Edhe pse ky vendim nuk është në fazën e negociatave, por vetë idea Facebook-u të shfaqet në berzë ka shkaktuar interes të madh tek opinioni i gjerë, por edhe investitorë potencial.