Facebook ndryshon reklamat
New York, 10 qershor - Facebook ka bërë të ditur se projekti i ri dhe hapi i ardhshëm i kompanisë do të jetë përmirësimi dhe thjeshtimi i produkteve reklamuese.
Realizimin e këtij plani Facebook e quan një përpjekje të vazhdueshme. Aktualisht kompania ka deklaruar në blogun e vet se më tepër se 13 njësi reklamash do të ndërpriten në gjashtë muajt e ardhshëm.
Gjithashtu deri në përfundim të muajit qershor reklamat do të kenë një dizajn më të thjeshtë dhe të qëndrueshëm në mënyrë që të reduktohet numri i formateve të reklamave dhe të thjeshtohet procesi i krijimit të tyre gjë që do të shërbejë për realizimin me sukses të fushatave të ndryshme.
Gjatë muajit korrik kompania do të punojë për eliminimin e tepricave si p.sh ofertat on line dhe pyetjet e drejtuara ndaj përdoruesve pasi këto dy tipe reklamash kanë rezultuar më pak efektive krahasuar me postimet standarde apo reklamat që publikojnë linqet direkte.