Facebook, mundësi fitimi për gazetat
New York, 4 maj - Shumë gazeta online i postojnë lidhjet e artikujve të tyre në Facebook, i cili është kthyer në një burim të rëndësishëm të trafikut në internet për faqet që publikojnë lajme.
Megjithatë, hapja e këtyre lidhjeve nga pajisjet celulare vonon pak, duke u bërë shpesh e mërzitshme për njerëzit.
Për ta shpejtuar procesin, Facebook ka ndërmarrë nismën e re të quajtur Instant Articles (Artikuj të Shpejtë), që lejon njerëzit të lexojnë të gjithë artikullin nga rrjeti social, pa pasur nevojë që të shkojnë te faqja.
Gjiganti i teknologjisë do tu krijojë mundësi gazetave të marrin të gjitha të ardhurat nga reklamat, nëse do të bien dakord që ta publikojnë të gjithë artikullin në rrjetin social.
Si fillim, Facebook do të shfaqë lajme dhe video nga gazeta prestigjioze si BuzzFeed, New York Times, National Geographic etj. Këto gazeta do të përfitojnë të gjitha të ardhurat nga reklamat që shfaqen në artikujt e postuar në Facebook, ndërsa Facebook do të mbajë 30% të të ardhurave nga reklamat që ata shesin.
Facebook e ka krijuar veçorinë Instant Articles jo për të fituar të ardhura, por për të mbajtur sa më shumë përdoruesit në sajtin e saj.