Facebook messenger me opsione të reja

New York, 29 prill - Vetëm disa javë para lajmërimit të përdorueseve që Messenger nuk do të jetë me i inkorporuar në aplikacionin primar, Facebook ka përditësuar aplikacionin e vet për chat duke shtuar disa opsione të reja që e bëjnë atë shumë më të shpejt në dërgimin e fotografive, videove, apo zërit.
Tani kur ju e filloni një mesazh me dikë, ju do të shihni një varg opsionesh përfundi fushës së shkrimit, opsione të cilat do tu mundësojnë që të fotografoni menjëherë, të selektoni një imazh apo video nga galeria juaj, të selektoni një figurë, apo edhe të incizoni zërin tuaj dhe ta dërgoni në bisedë.
Ju do të keni mundësinë që të shihni video dhe të dëgjoni klipe zëri brenda aplikacionit gjithashtu.
Por të gjitha këto do të dërgohen menjëherë si ti zgjedhni pa pasur mundësinë që ti shihni apo dëgjoni ato çfarë dërgoni, andaj keni kujdes me opsionet e reja.