Facebook mendon për një smartphone
SHBA , 21 shtator - Facebook nuk mjaftohet me suksesin në botën virtuale, duke tentuar hyrjen edhe në tregun e teknologjisë së celularëve.
Kompania e Mark Zuckerberg ka nisur punën për krijimin e një smartphone. Telefoni Nexus One por edhe rritjet e iPhone e Android. kanë bërë që Facebook të mendojë për një celular.
Shërbimet e Facebook për Apple dhe Google rrezikojnë të rrisin shumë shitjet e tyre, prandaj Zuckerberg vendosi të hyjë në treg me një telefon.
Mendohet se telefoni i Facebook do të ketë një lidhje të ngushtë mes rubrikës dhe listës së miqve.
Një tjetër avantazh mund të jetë edhe kostoja e ulët e telefonit në krahasim me konkurrentët.
Në krye të projektit janë emëruar Joe Hewitt e Matthew Papakipos, dy anëtarë të stafit të Facebook me një eksperiencë të madhe në sistemet operative. I pari ka kontribuar në lindjen e Firefox.