Facebook më vlerë prej 104 miliard dollarë
New York, 18 maj - Sipas vlerësimeve më të fundit, Facebook ka një vlerë prej 104 miliard dollarë.
Rrjeti social më i madh në botë është bërë kështu kompania më e madhe e teknologjisë.
Sipas Reuters, sa i përket SHBA-ve, pas saj vijnë Visa dhe General Motors. Por ka edhe disa hapa që duhen marrë para se Facebook të jetë gati për shitje.
Pritet që në kapital total, kompania 8-vjeçare të kapë një vlerë prej 107 miliard dollarë.
Themeluesi i saj, Mark Zuckerberg, po planifikon të shesë 30.2 milion aksione. Kjo do ta çonte pasurinë e tij neto në 1.1 miliard dollarë.