25 Dhjetor 2024

Facebook me “Testament dixhital”

New York, 1 gusht - Rrjeti social “Facebook” vjen me një opsion të ri “testamenti dixhital”, i cili ka pak kohë që është bërë funksional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë shpejt do të jetë edhe në Europë, duke përfshirë edhe Italinë.

Përdoruesit mund të krijojnë një të afërm ose mik në “Facebook” si kontakt që do të trashëgojë menaxhimin e llogarisë së tij pas vdekjes. Në SHBA ai mund të gjendet fare lehtë në “Rregullimin e mbrojtjes”, ku do të shfaqet opsioni “kontakti trashëgues”.

Gjithashtu, ofrohet edhe mundësia e fshirjes apo ngrirjes së llogarisë. Deri tani, nëse faqja mëson për vdekjen tuaj, ajo do të ngrijë dhe nuk do të ketë më lajmërime, që zakonisht ka pasoja jo të mira. Më pas, miku që ju keni lënë për të trashëguar llogarinë do të shohë fotot, postimet publike, por jo mesazhet private.

Ndërsa me opsionin “testamenti dixhital” i “Facebook-t”, nëse personi nuk është nominuar për këtë faqe, por i është kërkuar të bëjë këtë punë më pas, faqja do të respektojë vullnetin e të ndjerit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)