Facebook me makinë kërkimi "Graph Search"
New York, 16 janar - Kreu i Facebook-ut Mark Zuckerberg ka bërë publike makinën e kërkimit që do të përdoret në rrjetin social më të madh në botë.
I quajtur graph search, shërbimi i ri iu mundëson përdoruesve që të kërkojnë në rrjetin social informacione për njerëzit, interesimet, fotografitë dhe vendet, njofton AP.
Deri tash, përdoruesit e Facebook-ut nuk kanë mundur të kërkojnë për miqtë që jetojnë në një qytet te caktuar, apo për një film të caktuar.
Me shërbimin e ri, njerëzit mund të kërkojnë miqtë, që p.sh. jetojnë në Boston dhe gjithashtu e pëlqejnë filmin Zero DarkThirty.
Zuckerberg thotë se me shërbimin i ri janë të vetëdijshëm për privatësinë.
Kjo nënkupton se përdoruesit mund të kërkojnë vetëm për përmbajtjen që është ndarë me ta.