Facebook me 22 shtator lanson shërbim të ri muzikor
New York, 2 shtator - Rrjeti social me i njohur në botë Facebook është duke punuar në një shërbim të ri muzikor i cili do të lansohet më vonë gjatë këtij muaji, dhe atë më saktësisht me 22 shtator.
Ka pasur thashetheme se Spotify është përfshirë në shërbimin muzikor të Facebook, dhe tani duket se kompani tjera janë gjithashtu të interesuara në këtë shërbim, që sipas të gjitha gjasave mund të jenë kompanitë si Rdio dhe MOG.
Në aspektin e asaj sesi do të duket e si do të funksionojë Facebook Music ende dihet shumë pak, por ka fjalë se mund të jetë një shërbim për transmetim të muzikës, për të shkarkuar muzikë apo edhe kombinim i të dyja. Por derisa të paraqitet në treg ne do të jemi aty për tju njoftuar për çdo risi.