Facebook mbush 12 vjeç
New York, 4 shkurt - Sot Facebook mbush plot 12 vjeç dhe kompania ka vendosur të festojë në hashtagun #friendsday, dita e miqësisë. 1.5 miliardë përdorues të Facebook kanë festuar sot me miqësitë që bën ndryshiminnë jetëne tyre.
Nëpërmjet një video të sugjeruar nga Facebook, por me foto që mund të redaktohen, njerëzit shohin momentet e tyre më të bukura me shoqërinë dhe miqtë më të mirë gjatë aktivitetit të tyre në rrjetin social.
Më herët, Mark Zuckerberg kërkoi të rrëfehen histori miqësime në komentet e postimit të tij, të cilat arritën qindra mijë.
Kur shkrova kodin e parë të Facebook, në janar të 2004, shpresoja të ndihmoja studentët e kolegjit tim që të lidheshin me njëri-tjetrin. Sot mbi 1.5 miliardë persona në botë përdorin Facebook për të qëndruar në kontakt me miqtë dhe të afërmit, shkruan Mark.e tij