Facebook, Like zëvendëson Share
SHBA, 1 mars - Facebook ndryshon sërish. Këtë herë bëhet fjalë për opsionin Like që vec funksionit aktual që luan në profilin e cdo user-i, do të marrë edhe atributet e opsionit Share.
Ndryshimi mbërrin pas muajsh punë për të përshtatur këtë opsion. Por përdorimi i tij tashmë duhet të jetë më i matur, pasi pas cdo like që klikohet, në profil shfaqet link-u që të adreson tek e gjithë ngjarja. Përdoruesve do tu lihet edhe opsioni për të komentuar mbi këtë ngjarje.
Facebook ka ndryshuar mjaft ngadalë opsionin Like, dhe është ndalur në përmirësimin e opsionit Share, duke lënë atë të pandryshueshëm, njofton Facebook.
Megjithatë, sqarohet se opsioni Share do të vazhdojë të qendrojë si alternativë, ndërsa rekomandimi do të jetë Like.