22 Dhjetor 2024

Facebook lë pas edhe Google

SHBA, 12 shtator - Facebook nuk di të ndalet. Pas regjistrimeve rekord në të, rrjeti social mposht edhe motorin më të madh të kërkimit në internet, Google, duke u bërë website-i më i frekuentuar nga përdoruesit.

Ky është rezultati i studimit të ComScore, sipas të cilit mbi 10 përqind e kohës së harxhuar në internet shkon për Facebook, ose 41.1 milionë minuta, ndërsa Google, me të gjitha website-t e saj arrin 38.8 milionë minuta.

Kjo është një tjetër e dhënë e rritjes së ndikimit të rrjetit social në jetën shoqërore amerikane, edhe pse i kritikuar shpesh për shkeljen e privatësisë së përdoruesve të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)