29 Prill 2024

Facebook lanson aplikacionin "Facebook për çdo telefon"

New York, 14 korrik - Facebook ka lëshuar aplikacionin "Facebook për çdo telefon", që sjell platformën tek njerëzit që nuk kanë një telefon të mençur.

Facebook tha në një blog se aplikacioni "Facebook For Every Phone" bazohet në Java dhe se mund të përdoret në 2,500 lloje të ndryshme të telefonave.

Përveç ofrimit të karakteristikave kryesore të Facebook-ut (News Feed, Inbox, dhe fotot) aplikimi i ri lejon përdoruesit të ngarkojnë foto dhe të gjejnë miqtë duke përdorur listën e kontakteve në telefon.

Aplikacioni do të jetë në dispozicion globalisht që ditën e sotme për telefonat e lidhur me Java.

Kompania gjithashtu njoftoi se kishte partneritet me disa transportues nëpër botë për të lejuar përdoruesit për të aksesuar falas në aplikacion, pa pësuar asnjë ngarkesë për 90 ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)