Facebook ka shtuar 60 aplikacione të reja
New York, 19 janar - Facebook ka shtuar morinë e aplikacioneve me 60 të reja. KËto aplikacione kanë të bëjnë me Timeline, dhe lejojnë përdorurit e rrjetit social që të dëgjojnë muzikë, të shohin film dhe të blejnë makinë nëpërmjet faqes.
Seti i ri i programeve i jep një profil të ri Facebook-ut duke bërë që në një faqe të vetme njerëzit të marrin shumë shërbime.
Pëlqej do ti shtohen veprime e folje të reja si Dëgjon, Gatuan, Vrapon e çdo mundësi tjetër që një programues do të krijojë. Një mënyrë për ta bërë më social çdo aspekt të jetës, duke e ndarë automatikisht me të gjithë miqtë.
Vizioni ynë për ditarin dhe platformën e aplikacioneve, është që çdo gjë ju doni të tregoni mbi ju, të mund ta shtoni te ditari juaj, ka thënë Carl Sjogreen, drejtor i prodhimeve Facebook, në konferencën e prezantimit, dhe pastaj një thirrje për programuesit: Mesazhi ynë është ndizni motorët.