26 Dhjetor 2024

Facebook ka pranuar 10,000 kërkesa për të dhënat e përdoruesve

New York, 15 qershor - Facebook ka thënë se ka pranuar 9,000-10,000 kërkesa për të dhënat e përdoruesve nga autoritetet lokale, shtetërore dhe federale të Shteteve të Bashkuara, në gjysmën e dytë të vitit 2012.

Rrjeti i famshëm social ka thënë se kërkesat kanë përfshirë 18,000 deri në 19,000 përdorues.

Kompania ka thënë se ka publikuar informacionin pas arritjes së një marrëveshjeje me autoritetet e sigurisë në SHBA.

Njoftimi i Facebook-ut pason rrjedhjen e informacioneve sekrete nga ish-punonjësi i CIA-s, Edward Snowden, në lidhje me programet e mbikëqyrjes të SHBA-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)