Facebook ka dështuar me monedhën digjitale
Bernë, 27 dhjetor - Presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer, ka thënë se monedha digjitale - Libra - e kompanisë Facebook, ka dështuar në formën e tanishme, dhe se projekti ka nëvojë për përpunim të mëtejmë, në mënyrë që të gjej mbështetje.
“Unë nuk mendoj se ekziston ndonjë mundësi për Libra-n në formën e tanishme, sepse bankat qëndrore nuk do ta pranojnë atë”, tha Maurer.
“Projekti, në këtë formë, ka dështuar”, tha ai në një intervistë për transmetuesin SRF.
Facebook ka kërkuar mbështetje ligjore nga Zvicra për monedhën digjitale.
Kompania nuk i ka komentuar deklaratat e presidentit të Zvicrës.
Planet për monedhën digjitale të drejtuar nga Facebook-u, e cila do të lëshohet dhe menaxhohet nga Shoqata e Libra-s me bazë në Gjenevë, kanë ngritur shqetësime midis rregullatorëve dhe politikanëve, duke filluar nga çështjet e privatësisë dhe deri te potenciali i saj për të ndikuar në politikën monetare dhe për të ndryshuar situatën financiare në botë.
Zyrtarët që drejtojnë projektin, përfshirë menaxherin e lartë në Facebook, David Marcus, kanë thënë se pengesat rregullatore mund të vonojnë lëshimin në qarkullim të monedhës, të planifikuar për në qershor të vitit 2020.