Facebook ju "shpëton" nga miqtë që s'i keni qejf
New York, 8 nëntor - Facebook po vijon ëndrrën e Mark Zuckerberg, CEO-s së kompanisë, për kthimin e rrjetit social në një rrjet të përsosur, të personalizuar për këdo në botë, duke u dhënë përdoruesve më tepër kontroll mbi postimet në faqen e parë (News Feed).
Kompania njoftoi të premten se po shton një faqe të re për News Feed, e cila do tu tregojë përdoruesve se, me cilët njerëz dhe faqe ata ndërveprojnë më shpesh, por edhe ata që kanë zgjedhur të mos ndjekin (unfollow) së fundmi.
Ndryshimi do ti lejojë përdoruesit që të shtojnë ose fshijnë më lehtësisht njerëz dhe faqe nga News Feed-i i tyre, bazuar në interesin e përdoruesit.
Ky ndryshim vlen edhe për versionet mobile dhe desktop të rrjetit dhe do të aplikohet në javët në vijim.