Facebook humb rreth 1.4 milionë përdorues aktivë
New York, 26 janar - Në ditët e para të dhjetorit rrjeti Facebook ka humbur rreth 1.4 milionë përdorues aktivë.
Shumë përdorues mendojnë se rënia lidhet me mbylljen e profileve, ndërsa të tjerë fajësojnë timeline që me sa duket nuk është pëlqyer dhe aq shumë ose edhe thjesht humbjen e interesit mbi atë që ndodh në wall.
Numri prej 1.4 milionë është më pak se 1% e bazës totale të përdoruesve amerikanë në rrjetin social që në tërësi kanë 167 milionë, nënvizon Mashable.
Megjithatë është për t\'u theksuar se Facebook është pranë zotërimit të tregut.
Rreth gjysma e popullsisë amerikanë në fakt ka një llogari në rrjetin social blu.