23 Dhjetor 2024

Facebook fushatë kundër Google

New York, 26 maj - Këto ditë po diskutohet shumë mbi një fushatë sulmi të Facebookut ndaj gjigandit Google dhe duket se të dhënat financiare të dy kolosëve i japin shpjegim këtij dyshimi.

Të dyja kompanitë prej kohësh janë në një garë të fortë mbi fitimin e miliona dollarëve online.

Google i siguron fitimet e saj më të mëdha nga kërkimet dhe programet si AdWords dhe AdSense.

Nga ana tjetër Facebook, arriti një fitim mbresëlënës vitin e kaluar prej 1,86 miliardë $ dhe fitimet e tij janë akoma në rritje e sipër.

Për vitin 2011, pritet që Facebook të arrijë një fitim nga reklamat (ads) prej 4,5 Bilion $ nga të cilat 2,19 Bilion $ vijnë nga tregu amerikan i reklamave.

Një fakt interesant është se të dy korporatat nuk po ndërtojnë aplikacione në internet me justifikimin për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve, por arsyeja e vërtetë është se janë të përqëndruara në fitimet sa më të mëdha monetare.

Kjo luftë në distancë i ka rritur tensionet mes dy kompanive sepse të dyja duan që të marrin pjesën më të madhe të tortës miliarda-dollarëshe të tregut të internetit, por për momentin nuk ka asnjë fakt \"konkret apo provë\" që të vërtetojë se Facebook ka nisur një fushatë sulmi ndaj Google.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)