20 Prill 2025

“Facebook For Every Phone” ka arritur kulmin e përdorimit

New York, 24 korrik - Facebook ka arritur kulmin në botën e mobilitetit. Kompania ka përhapur këtë lajm për shkak të shkallës së lartë të përdorimit të aplikacionit \"Facebook For Every Phone\", i cili tashmë ka më tepër se 100 milion përdorues në muaj.

Ky aplikacion i lansuar në vitin 2011 lejon përdoruesit të aksesojnë nga telefoni faqen e gjenerimit të lajmeve (News Feed), Messenger dhe fotot.

Për përdoruesit e rinj është e mundur që të kërkojnë miq të rinj dhe të dërgojnë ftesa. Aktualisht ky aplikacion funksionon për 3000 tipe të ndryshëm telefonash.

Në momentin e lansimit të \"Facebook For Every Phone\" aksionerët ishin të shqetësuar për iniciativat mobile të kompanisë pasi mendonin se nuk ishin të cilësisë që ata shpresonin.

Duke qenë se me kalimin e kohës numri i përdoruesve është rritur intensivisht, Facebook është përqendruar akoma më tepër te konsumatorët mobilë duke rritur shumë përfitimet e biznesit. Arritja në plot 100 milion përdorues është lajm i mirë për aksionarët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)