Facebook feston sot ditëlindjen e dhjetë

New York, 4 shkurt - Rrjeti Facebook mbush dhjetë vjet të martën. Në historinë e tij të shkurtër, facebook është shndërruar në rrjetin më të madh shoqëror global, me më shumë se një miliard shfrytëzues.
Kompania medietike shoqërore së fundi është bërë edhe kompania me rritjen më të madhe të të ardhurave në dy vjetët e fundit.
Sipas një kompanie kërkimore, eMarketer, facebook është kompania e dytë më e madhe e reklamimit digjital.
Vendin e parë në këtë fushë e mban Google.