Facebook eliminon problemin e sulmeve
New York, 17 nëntor - Facebook njofton se ka eliminuar sulmet me imazhe pornografike dhe të dhunshme që ishin publikuar si pjesë e një sulmi spam.
Për këtë sulm rrjeti ia ka vënë fajin dobësisë së shfletuesve dhe ka shtuar se po përpiqet të ndërtojë një sistem për tu mbrojtur nga sulme të ngjashme në të ardhmen.
Mijëra vetë u ankuan mbi publikimin e disa fotove pornografike në formë linku.
BBC raporton se Facebook e di se kush është përgjegjësi për këtë gjë por pas kësaj nuk qëndron grupi i hakerave Anonymous.