Facebook e vlerëson veten me 96 miliardë dollarë
New York, 5 maj - Rrjeti social Facebook njoftoi se gjatë futjes për herë të parë të aksioneve të tij në bursën NASDAQ, e cila do të mbahet më 18 maj, ai u ofron investitorëve të blejnë aksionet e tij me çmime që variojnë nga 28 dollarë deri në dollarë 35 për copë. Në këtë mënyrë kompania e vlerësoi veten me një shumë prej 77-96 miliardë dollarë.
Facebook planifikon të ofrojë për shitje 377 milionë të aksioneve të veta. Nëse investitorët do ti blejnë ato me një çmim maksimal, atëherë rrjeti social i Mark Zuckerberg do të jetë në gjendje të fitojë nga aksionet e veta deri në 11.8 miliardë dollarë dhe vetë Zuckerberg mund të fitojë rreth 1 miliard dollarë.
Përveç kësaj, 504 aksionet e tjera që i kanë mbetur themeluesit të Facebook do të kushtojnë 17.6 miliardë dollarë, gjë kjo që do ta lejojë atë të ruajë vendin e tij në rejtingun e Forbes Top-50 të njerëzve më të pasur në botë.
Besohet se Facebook do të fillojë promovimin e vetes të hënën e ardhshme ndërsa aksionet do të jenë për shitje më 18 maj.
Pritet të shiten rreth 10 për qind e aksioneve aktuale të kompanisë, gjë që do të krijojë të ardhura prej 12 miliardë dollarësh për të.
Facebook u krijua vetëm 8 vjet më parë dhe ka aktualisht 900 milionë përdorues. Fitimet e saj vitin e kaluar qenë 1 miliardë dollarë. 4 maj 2012