24 Dhjetor 2024

Facebook e Twitter shpallin luftë kundër lajmeve të rreme

New York, 15 shtator - Facebook-u dhe Twitter-i, bashkë me 30 kompani të tjera njoftuan se do të luftojnë prirjen në rritje për “lajme të rreme” në mediat sociale.

Koalicioni Variantit i Parë, i krijuar në qershor 2015, ku përfshihen media prestigjioze, si “New York Times”, “Washington Post”, “Buzzfeed News”, “France Presse” dhe CNN-i, si dhe dy gjigandët e mediave sociale, tha se do të bashkëpunojnë për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të lajmeve në internet.

Grupi njoftoi një numër nismash, si krijimi i një kodi praktik për të ndihmuar përdoruesit e mediave sociale të shkruajnë dhe lexojnë më mirë.

Në muajin tetor ata do të hedhin në përdorim një platformë të re, që do t’i lejonte njerëzit të verifikojnë lajmet e dyshimta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)