23 Dhjetor 2024

Facebook do të përdorë më shumë njohje fytyre

New York, 20 dhjetor - Në sajë të njohjes së fytyrës, Facebook do të informojë përdoruesit e tij kur një foto e tyre është publikuar në rrjetin social, edhe kur nuk janë të identifikuar me emrin e tyre (“tags”).

“Ne e bëjmë këtë për të penguar njerëzit të marrin vendin e të tjerëve në Facebook duke përdorur për shembull foton e dikujt si foto profili”, shkruan Facebook.

Kompania përdor tashmë njohjen e fytyrave për të propozuar për një përdorues që publikon një foto për të identifikuar një mik të pranishëm në këtë foto, një funksion opsional që ka për efekt të informojë automatikisht të interesuarin se një foto e tij është postuar në rrjetin social Facebook.

Tashmë, nëse ju jeni në një foto, ne ua themi edhe nëse nuk identifikoheni me emër”, thekson në blogun e tij rrjeti social, që pretendon se ka më shumë se dy miliardë përdorues aktiv.

“Ky funksion do të vihet në punë së shpejti dhe do t’u mundësojë të interesuarve të identifikohen nëse dëshirojnë apo të shprehin shqetësime apo rezerva për personin që ka publikuar foton”, bën të ditur rrjeti social.

“Funksionet që përdorin njohjen e fytyrës nuk janë propozuar në Kanada dhe në Bashkimin Evropian”, thekson Facebook, duke shtuar se këto janë zona ku rregullimi përsa i përket mbrojtjes të të dhënave dhe jetës private janë shpesh shumë strikte. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)