Facebook do të ndërtojë një qendër të të dhënave Suedi
Stokholm, 28 tetor - Qendra e të dhënave do të vendoset në verilindje të Suedisë përtej Rrethit Polar. Sipërfaqja e territorit që do të zërë kjo Qendër është ekuivalente me 11 fusha futbolli.
Në këtë Qendër të të dhënave do të përpunohet informacioni në lidhje me përdoruesit nga e gjithë Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika.
Kostoja e projektit duhet të përbëjë afërsisht 153 milionë dollarë në fazën fillestare të ndërtimit. Kostoja totale e projektit, duke përfshirë edhe ndërtimin e 3 godinave, mund të arrijë deri në 770 milionë $.
Sipas fjalëve të njërit prej drejtuesve të rrjetit social, kjo do të thotë se shumica e përdoruesve aktualisht nuk jetojnë në territorin e SHBA.