Facebook do të lejohet edhe në Iran
Teheran, 6 nëntor - Ministri iranian i Kulturës, Ali Jannati, ka thënë se Facebook-u dhe rrjetet e tjera sociale duhet të bëhen të arritshme për të gjithë iranianët.
Pengesat ligjore duhet të hiqen, ka thënë Jannati, raporton agjencia Irna.
Facebook është në mesin e mijëra ueb-faqeve të bllokuara nga Republika Islamike.
Megjithatë, disa zyrtarë iranianë, përfshirë ministrin e Jashtëm, Javad Zarif, kanë profile në Facebook.
Iranianët e rëndomtë hyjnë në këtë faqe vetëm përmes mjeteve anti-filtruese.