Facebook do të ketë deri në 5 miliardë përdorues
New York, 8 prill - Sipas Mark Zuckerberg, qëllimi kryesor i Facebook-ut është ta rritë numrin e përdoruesve nga numri aktual 3 në 5 miliard përdorues, dhe për këtë do të kontribuojë aplikacioni i ri Home.
Mark Zuckerberg tha se ky aplikacion është bërë me qëllim që të zë një vend të rëndësishëm në jetën e përdoruesve të Smartphone dhe njerëzit ti vendosë përpara programit.
Sipas të dhënave tona, rreth 23 për qind të kohës së kaluar në internet, njerëzit i përdorin teknologjitë celulare, bëri të ditur Zuckerberg, duke shtuar se ekspertët e Facebook-ut kanë punuar shumë në periudhën prej 18 muajsh për të bërë një produkt sa më të mirë në krahasim me atë të tanishmen.
Sipas vlerësimeve të kompanisë hulumtuese eMarketer, vetëm në SHBA 64 milion njerëz këtë vit do të përdorin telefona të platformës Android.