23 Dhjetor 2024

Facebook do të hedhë në treg aksionet e saj për shitje

New York, 2 shkurt - Kompania më e madhe e meadias sociale Facebook, do të përpiqet të grumbullojë më shumë se 5 miliard dollarë duke ofruar për herë të parë aksionet e saj për shitje.

Çdo aksion i jep blerësit një pjesë të pronësisë në kompani dhe e ndihmon kompaninë të grumbullojë para për t’u zgjeruar, për të shlyer borxhet ose për të realizuar synime të tjera.

Facebook pritet të paraqesë sot dokumentet për hedhjen në treg të aksioneve, ndërsa shitja e aksioneve do të fillojë disa muaj më vonë. Disa analistë llogarisin se vlera e përgjithshme e kompanisë Facebook në treg mund të arrijë në 100 miliard dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)