25 Dhjetor 2024

Facebook do paguajë 125 milion euro dëmshpërblim për reklamat

New York, 3 shkurt - Reth 125 milion amerikanë në 48 orët e fundit kanë marrë e-mail se Facebook ka humbur padinë sipas së cilës do të duhet tu paguaj dëmet e shkaktuara.

Bëhet fjalë për një ankesë kundër për pëlqimet e historive të ndryshme të sponzorizuara për të cilat jo çdoherë është e qartë se çfarë saktësisht është pëlqyer ose bërë “like”.

Me fjalë të tjera, njoftimi i paguar nuk pasqyron domosdoshmërisht kontekstin e sakt të asaj që është sugjeruar për tu pëlqyer.

Për shembull, kjo lloj reklame që shihni në foto pa rënë dakord shfaqet në hapësirën e lajmeve të miliona shfrytëzuesve të Facebook.

Një grup përdoruesish ngritën padi kundër rasteve të tilla në emër të të gjithë përdoruesve nga SHBA-të dhe rrjeti social duhet tu paguaj 20 milion dollarë.

Sapo të llogaritet kostoja e procesit, paratë duhet të ndahen mes 125 milion njerzive të cilët ndonjëherë kanë pëlqyer një histori të sponzorizuar në facebook ose me fjalë të tjera një reklamë të padëshiruar.

Nëse të gjithë paraqiten për të marrë dëmshpërblimin do të marrin nga 16 cent respektivisht.

Duke marrë parasysh shumën e vogël është vendosur që paratë të paguhen vetëm nëse paraqiten më së shumti 3 milion njerëz, të cilët do të marrin nga 4.99 dollarë respektivisht.

 Nëse numri i të paraqiturve është më i madh, atëherë të gjitha paratë do të dhurohen për bamirësi
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)