Facebook dhe Twitter pritet të shtojn bashkëpunimin
New York, 20 shtator - Së shpejti anëtarët e Facebook-ut do të mund të postojnë tek profili i tyre duke shkruar nga Twitter-i.
Gjiganti i rrjetit socialiste po punon për këtë ndryshim të ri. Deri tani Twitter lejonte që faqet në Facebook të postonin përditësimet direkt edhe në Twitter pa hapur llogarinë.
Facebook ka bërë të ditur se shërbimi do të ofrohet së shpejti pa bërë të ditur ndonjë datë specifike.
Lajmi është bërë publik pasi Facebook shtpoi opsionin subscription që është i njëjtë me shërbimin follower në Twitter.
Me këtë opsion merr të rejat dhe postimet e personave të ndryshme pa qenë nevoja që të jeni friends.
Ndryshimet e fundit të Facebook vijnë edhe si përgjigje ndaj rivalit Google+