25 Dhjetor 2024

Facebook dhe Skype i shpallin \"luftë\" njëri-tjetrit

New York, 29 mars  - Marsi i 2013’ës mund të shënojnë fundin e Skype si një nga shërbimet e preferuar të VolP në nivelin global.

Atë pritet që ta mposhtë një nga partneret industriale më të fuqishëm në internet, siç është Facebook.

Me një përditësim të aplikacionit Messenger si për desktop dhe për celular, në fakt njerëzit e Zuckerbergut po i lejojnë gradualisht përdoruesve të telefonojnë falas.

Ky shërbim prej disa javësh është i disponueshëm në SHBA, Kanada dhe Angli dhe të mërkurën u lançua edhe në Itali, Gjermani, Francë dhe Spanjë. Mediat e quajtën këtë si një “Tërmet mes Facebook dhe Microsoft”.

Skype dhe Facebook bashkëpunuan për të paktën dy vjet me projektin e thirrjeve me video të integruar në chat dhe messenger. Por, sipas Wired America, partneriteti u ndal aty.

Skype kontrollohet nga Microsoft dhe vetë Microsoft kontrollon Bing, motorin e kërkimit të përdorur nga Facebook për kërkime jashtë rrjetit social. Megjithatë është herët të flasim për një krize diplomatike mes dy gjigantëve.

Tani për tani, Facebook ka folur për teste telefonatash, jo për një shërbim komercial. Megjithatë, lidhjet e Redmond me Palo Alto rrezikojnë të pësojnë një goditje të rënde.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)