25 Dhjetor 2024

Facebook dhe Microsoft mundësojnë përdorimin universal te internetit

New York, 27 shtator - Pronari i Facebook, Mark Zuckerberg, dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates, deklaruan sot në OKB se do të vendosin burimet e tyre në dispozicion të një objektive me rëndësi për ta, të mundësohet një përdorimi universal i internetit deri në vitin 2020.

Veprimi i tyre hyn në kuadrin e përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara për të zhdukur varfërinë ekstreme deri në vitin 2030, dhe është një nga 17 objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të vendosura nga OKB-ja.

Interneti është i aksesueshëm në vendet e zhvilluara që prej fundit të viteve 1990, por OKB-ja vlerëson se gjysma e planetit nuk ka një akses të sigurt në internet, kryesisht gratë dhe vajzat e reja, edukimi i të cilave është jetësor në optikën e një zhvillimi të qëndrueshëm të shoqërisë.

Personalitetet e tjera që i janë bashkuar kësaj lëvizjeje janë Jimmy Wales, bashkëthemelues i enciklopedisë falas në internet, Wikipedia, dhe këngëtari Bono, lider i grupit të rokut U2.

Ende nuk dihet shuma që ata do të japin, por OKB-ja ka deklaruar shifra që lëvizin nga 3.500 deri në 5 000 miliardë dollarë në vit për 15 vite, që janë të nevojshme për të financuar 17 objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të planetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)