Facebook bllokon fushatat e manipulimit nga Irani dhe Rusia
New York, 22 tetor - Rrjeti social Facebook njoftoi se ka bllokuar katër operacione të manipulimit publik, të udhëhequra nga grupe, që paraqiteshin si përdorues të rrjetit social dhe mbështeteshin nga Irani dhe Rusia.
“Ne u dhamë fund këtyre fushatave për shkak të natyrës së tyre mashtruese, jo për shkak të përmbajtjes që ata shkëmbenin”, tha Nathaniel Gleicher, kreu i sigurisë në internet i Facebook-ut.
Tre prej këtyre fushatave ishin orkestruar nga Irani dhe e katërta nga Rusia.
Gjiganti i teknologjisë i zbuloi këto operacione në kuadër të përpjekjeve të tij të vazhdueshme për të siguruar integritetin e zgjedhjeve në SHBA, në vitin 2020.