Facebook blen Wit.ai

New York, 8 janar - Facebook ka blere se fundmi edhe një tjetër start-up qe është ne gjendje te prodhoje teknologji qe mundësojnë njohjen e zërit, një ekuivalente dhe rivale e Siri te Apple.
Me këtë aplikacion, përdoruesit e Facebook do te mund te jene ne gjendje te përcaktojnë tekstin dhe mesazhet për te dërguar.
Facebook ka burimet dhe talentet për te na ndihmuar te hedhim hapin e radhës, konfirmon një prej drejtuesve te Wit.ai, duke nënvizuar se te kuptuarit e gjuhës natyrale do ta ndihmoje Facebook-un te arrije dhe te realizoje qëllimet qe ajo i ka vene vetes për te mundësuar lidhjen e te gjithë botes.
Shoqëria Wit.ai është krijuar nga Alexandre Lebrun, Willy Blandin e Laurent Landowski.
Kjo është një ndihme e madhe për ne për te realizuar vizionin tone për boten dhe gjerat, thotë njeri prej drejtuesve te shoqërisë.
Një teknologji qe arrin te kuptoje gjuhen natyrale është njëkohësisht një ndihme e mire që na shtyn te besojmë se kemi mundësi qe edhe ne te japim një ndihme ne këtë drejtim, përfundon zëdhënësi i kompanisë shkrimin ne blog-un e tij.