Facebook blen shfletuesin Opera
New York, 26 maj - Pas hyrjes në berzë gjatë këtij muaji, Facebook nuk ka humbur aspak kohë për të zgjeruar perandorinë e saj, pasi që menjëherë ka blerë shërbimin e dhuratave mobile Karma, si dhe ka lansuar aplikacionin e ri mobil për fotografi, Facebook Camera.
Tani, fjalët e fundit lidhur me rrjetin social thonë se Facebook është duke synuar të blejë shfletuesin e famshëm Opera, për të konkurruar me Google, Mozilla dhe rivalët e tjerë të cilët kanë ndonjë pjesë të tregut.
Sipas një burimi të informacionit, Opera Software ka folur me Pocket Lint, dhe bazuar në deklaratat e tyre shfletuesi është duke kërkuar një blerës për biznesin e saj, dhe madje thuhet se për këtë qëllim ka ngrirë punësimet e reja në kompani.
Në anën tjetër, Facebook nuk është duke kursyer për tu zgjeruar në treg, duke u shndërruar në një adresë e rëndomtë e blerjes së bizneseve të reja, të cilat sjellin shërbime të reja për përdoruesit.