27 Dhjetor 2024

Facebook blen për 2 miliardë dollarë firmën Oculus

New York, 26 mars - Rrjeti social gjigant në Internet, Facebook, është pajtuar ta blejë firmën Oculus për 2 miliardë dollarë.
 
Shefi ekzekutiv i kompanisë Facebook, Mark Zukenberg, këtë blerje e ka vlerësuar si investim “afatgjatë në të ardhmen kompjuterike”.
 
Mëtutje, ai ka theksuar se programet e firmës Oculus, në të ardhmen, mund të përdoren për studime, konsultime me mjekun ballë për ballë ose për të blerë në dyqanet virtuale.
 
Kjo është blerja e dytë e madhe e Facebookut në dy muajt e fundit.
 
Muajin e kaluar, Facebook shpalli se do të paguante 19 miliardë dollarë për firmën WhatsUpp, por kjo marrëveshje ende nuk është mbyllur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)