Facebook blen Instagram-in
New York, 10 prill - Facebook është në prag të shpenzimit të një miliardë dollarëve për të blerë kompaninë për shpërndarjen e fotografive, Instagram.
Kjo do të përbënte blerjen më të madhe nga ana e rrjetit social.
Instagram ua mundëson njerëzve shëprndarjen e fotografive të bëra më telefonat celularë.
Në pak më shumë sesa një vit, Instagram ka tërhequr më shumë se 30 milionë përdorues.
Apple e ka përzgjedhur atë si aplikacionin e vitit për iPhone në vitin 2011.