Facebook bën gati butonin se pëlqej
New York, 16 shtator - Rrjeti social Facebook është duke u bërë gati për të shtuar butonin se pëlqej, ka thënë themeluesi i tij, Mark Zuckerberg.
Në një sesion pyetje-përgjigje në Kaliforni, ai ka thënë se butoni do të jetë një mënyrë për njerëzit për të shprehur keqardhjen.
Zuckerberg ka shtuar se ai nuk do që opsioni i ri të jetë mekanizëm me të cilin njerëzit mund të zhvlerësojnë postimet e të tjerëve.
Në vend të kësaj, ai duhet të përdoret për postime të trishtuara, ka thënë Zuckerberg.
Ai ka krijuar Facebook-un në vitin 2004 derisa ka qenë student i Harvardit.