28 Prill 2024

Facebook arriti 750 milion përdorues

New York, 14 korrik - Fillimisht u raportua nga “TechCrunch”, revista e dixhitale mbi teknologjinë, se Facebook arriti 750 milion përdorues.

Por sot erdhi konfirmimi nga vet krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg. Zuckerberg shtoi se shkëmbimi i informacionit në faqe po rritet në mënyrë eksponenciale.

Krijuesi i Facebook deklaroi se nuk raportuan më parë shifrën e përdoruesve, sepse për ata objektivi i rëndësishëm është një miliard.

Facebook nuk ka lëshuar komente mbi numrin e përdoruesve që kur arriti 500 milion përdorues, vitin e shkuar.

Facebook e llogarit numrin e përdoruesve të tij me përdorues të loguar në faqe muajin e fundit dhe jo me numrin e llogarive ekzistente në rrjetin social, numër ky që është akoma më i madh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)