Facebook aplikimin e dërgimit të mesazheve do ta bëjë me pagesë
New York, 22 dhjetor - Rrjeti social Facebook aplikimin e dërgimit të mesazheve për ata që nuk janë në listën e shokëve do ta bëjë me pagesë.
Në deklaratën e zëdhënësit të shoqërisë thuhej se me këtë veçori të re dërgimi i mesazheve ekskluzive personave që nuk janë në listën e shokëve do të kushtojë 1 dollarë.
Facebook edhe më parë mesazhet e përcjella me anë të sajtit të saj i kishte bërë me pagesë, për të bërë që ato të lexoheshin nga më shumë persona.
Në deklaratë thuhej se aplikimi i mesazheve me lekë është ende në fazën e testimit dhe me kalimin e kohës edhe çmimi mund të ndryshojë.
Rrejti social nuk e bën të ditur koston e shërbimit. Publikimi TechCrunch sugjeron se përdoruesit do të duhet të paguajnë një tarifë të vogël.