Face recognition, prezentohet për herë të parë
Prishtinë, 16 maj - Teknologjitë digjitale të sigurimit dhe skenimit elektronik të fytyrës - Digital Security and Face Recognition, u prezentuan sot për herë të parë, në një takim të ekspertëve të kësaj fushe me studentët e kolegjit ISPE.
Në takimin që ishte posaçërisht interesant për studentët e fushës së sigurisë, ligjëruan ekspertët e kompanisë japoneze NEC, Ferenci Gabor dhe Jacob Petrescu, të cilët bënë edhe një demonstrim praktik të sistemeve të skenimit digjital të fytyrës face recognition duke përdorur kamerat e rezolucionit të lartë dhe kompjuterët me teknologjinë më të re.
Në ligjëratë mori pjesë edhe përfaqësuesi i kompanisë hungareze Metalcom Jozsef Kovacs, kurse delegacioni me ekspertë ndërkombëtare u prit nga anëtari i Këshillit të Kolegjti ISPE, Avni Mazrreku.
Ekspertët e kompanisë NEC në takim demonstruan sisteme teknologjike të njohjes dhe seknimit biometrik të fytyrave dhe përpunimit të të dhënave.
Sistemet që u prezentuan sot për herë të parë në Kosovë për opinionin e gjerë dhe për student, përdoren në aeroporte, përfshi aeroportin JFK në New York, qendra tregtare, ndërtesa publike, hotele dhe lokale të lojërave të fatit në vende të ndryshme të Evropës, Amerikës dhe Azisë.