Fabrika tajvaneze nis prodhimin e iPhone 5-ës

Taipei, 24 korrik - Një fabrikë në Tajvan ka filluar prodhimin e përbërësve të shumëpritur iPhone 5 të gjigantit të teknologjisë Apple, që pritet të dalë në shitje këtë vjeshtë.
Pegatron-i, një prej furnitorëve të zakonshëm të apple-it\">Apple-it, ka nisur tashmë prodhimin e telefonit të ri, bëhet e ditur sipas DigiTimes.
Prodhuesi do të punojë gjithashtu për një iPad më të vogël këtë vit.
Detajet e aparatit të ardhshëm janë të pakta, megjithatë pritet të ketë një ekran më të madh se iPhone-i aktual.
Sipas krokodili.com, iPhone-i i ri do të ketë një ekran edhe më të hollë falë përparime në prodhimin LCD, bëjnë me dije raporte të ndryshme.
Pajisja më e fundit e apple-it\">Apple-it do të ndërthurë teknologjinë in-cell, që ka sensorë me prekje në ekran në vend të një shtrese tjetër sipër siç është tani.
iPhone 5, celulari i brezit të ardhshëm të apple-it\">Apple-it pritet të dalë në shitje rreth tetorit, sdo të lidhet me aksesore të tillë siç janë bokset dhe karikuesit që formojnë ekosistemin e iPod-ëve, iPad-ëve dhe iPhone-ëve, pa një adaptor.
Apple ende nuk iu është përgjigjur këtyre raportimeve.